Policia ka zbuluar në Patos një lokal që shërbente si bazë për të shitur kokainë, kanabis dhe aktivitet të tjera të paligjshme, sikundër është vendosja e basteve online.
Gjatë operacionit të koduar “Multiple” policia konstatoi se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.
Në pranga u vu pronari I lokalit, 28 vjeçari Klajdi Malaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/