RTSH 24 Live

Aktualitet

Xhubleta e Alpeve në një ekspozite fotografie, kostumi prej 4 mijë vitesh ruhet nga gratë shqiptare

18/03/2023

Xhubleta e Alpeve në një ekspozite fotografie, kostumi prej 4 mijë vitesh ruhet nga gratë shqiptare

Xhubleta, veshja tradicionale e vajzave dhe grave të veriut të vendit e tejçuar nga brezi në brez prej 4 mijë vitesh, tashmë edhe e marrë nën mbrojtje nga UNESCO erdhi edhe në një ekspozite fotografie, organizuar nga Presidenca.

Fotografi që realizoi këtë ekspozitë, Ergys Zhabjaku thekson se nuk e kishte të vështirë të pasqyronte këtë perlë. Për të duhet që tradita e punimit të xhubletës të vijojë si dhe të shtohen përpjekjet që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë më shumë rreth saj.

Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tregon se si bashki por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës po punohet që mjeshtëria e punimit të xhubletës të mos zhduket.

Xhubleta si dijebërje e teknologjive të prodhimit të saj, për fat është ende e gjallë, por bartëset e saj janë kryesisht të moshuara, pra, janë nga të fundit që mund ta përcjellin këtë dëshmi te gjeneratat e reja.

/rtsh/