RTSH 24 Live

Aktualitet

Studioja e arkitektit amerikan Steven Holl fiton konkursin për ndërtimin e “Expo Albania”

25/04/2024

Studioja e arkitektit amerikan Steven Holl fiton konkursin për ndërtimin e “Expo Albania”

Projekti i studios së arkitektit amerikan Steven Holl u shpall fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e “Expo Albania”.

Në garë morën pjesë  60 konkurrentë nga e gjithë bota, por vetëm 5 u përzgjodhën për finalen.

Juria ndërkombëtare shpalli të enjtent fitues projektin e studios së arkitektit amerikan, Steven Holl.

Këto projekte kanë një dimension kulturor, janë projektet më të mira në portofolin tonë. Të gjithë jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë,” u shpreh arkitekti i studios fituese.

Më herët, kryeministrin Edi Rama nënvizoi rëndësinë e projekteve të paraqitura për një qendër shumëfunksionale të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, duke krijuar një ofertë të re për Shqipërinë 2030.

Qendra pritet t’i ofrojë Tiranës një infrastrukturë moderne ekspozimi, deri më sot e munguar, duke i dhënë mundësinë kryeqytetit të jetë një lider në rajon edhe në aspektin e evenimenteve ndërkombëtare të industrisë, organizimit të panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.

Në një garë dinjitoze projektesh në fazën finale konkurruan dy studio të famshme të arkitektëve amerikanë Steven Holl dhe Jeanne Gang, studioja gjermane Kuehn Malvezzi, skuadra belge e Office KGDV dhe studioja e mirënjohur italiane edhe në Shqipëri e Stefano Boerit.

/ rtsh.al /