RTSH 24 Live

Aktualitet

Turistja gjermane bie në ujëvarë, merr lëndime serioze në kokë dhe trup. Transportohet drejt Traumës

05/05/2024

Turistja gjermane bie në ujëvarë, merr lëndime serioze në kokë dhe trup. Transportohet drejt Traumës

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Ajo ka marrë lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.

Më pas ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje me të specializuar por  gjendja e gjermanes ka qenë serioze për jetën dhe për këtë arsye është dërguar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistesh gjermane që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.

"Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

/rtsh.al/