RTSH 24 Live

Aktualitet

Ish-punonjësi rikthehet në RTSH, Ilir Shkëmbi vlerëson ndryshimin rrënjësor të medias publike

05/05/2024

Ish-punonjësi rikthehet në RTSH, Ilir Shkëmbi vlerëson ndryshimin rrënjësor të medias publike

Ilir Shkëmbi, rikthehet në RTSH, në një intervistë në përkujtim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, si pjesë e Shoqatës së veteranëve të luftës, por nuk i kurseu vlerësimet pozitive për transformimin e plotë të godinës, studiove të transmetimit, por natyrisht edhe programeve.

Ai ka punuar për vite të tëra në Radio Televizionin Shqiptar dhe tashmë në pension shijon prodhimet e pasardhësve në median publike.

Vë re ndryshime të mëdha cilësore, qoftë nga aparatura ashtu edhe ndriçimi. Duket që ka tjetër frymë. Ka rritur numrin e shikuesve të televizionit. Ju uroj suksese”, shprehet Shkëmbi.

Intervista e Ilirit u realizua në studiot e rikonstruktuara totalisht të RTSH24, kanalit të lajmeve të fundit  24 orë, në 7 ditë të javës, duke i ofruar publikut, lajmin e shpejtë, të paanshëm.

Krahas teknologjisë së lartë në transmetim, RTSH24 tashmë ka përzgjedh dhe staf me gazetarë të përkushtuar e profesionistë.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/