RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Ndërhyri Kurti? Alibali: Rama ka ndërhyrë në Mal të Zi edhe në Maqedoninë e Veriut

25/04/2024

Ndërhyri Kurti? Alibali: Rama ka ndërhyrë në Mal të Zi edhe në Maqedoninë e Veriut

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Alibalit, ka qenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai që ka ndërhyrë në zgjedhjet e faktorit politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe deri në Mal të Zi.  

Albin Kurti ka marrë në zgjedhjet në Shqipëri, që ka ndërhyrë me kandidatët e vet dhe ka kërkuar vota. Së dyti, kemi thirrjen që Rama u bëri partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të marrin pjesë në qeverisje me LSDM-në.

Kemi Vuçiçin që mbështeti Ramën për zgjedhjet e vitit 2021, quhet ndërhyrje? Kemi thirrjen që Rama u bëri votuesve në Mal të Zi që të votonin Gjukanoviçin, quhet ndërhyrje?

Pra, Rama ka ndërhyrë deri në Mal të Zi dhe në Maqedoni”, është shprehur Alibali.

/rtsh.al/