RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Ali Ahmeti: 5 mijë euro e kam gjobën nëse nuk e vendos flamurin shqiptar në zyrë

02/05/2024

Ali Ahmeti: 5 mijë euro e kam gjobën nëse nuk e vendos flamurin shqiptar në zyrë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti deklaroi se Tirana vërtet ka qenë e varfër por është treguar gjithnjë mikpritëse për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.

Të dashur vëllezër e motra, i dashur kryeministër, i dashur president Moisoiu, president Topi, i dashur Balla, i dashur Namik, i dashur ministër i Jashtëm, e dashur Arta Dade, profesorë e diplomatë, i dashur zoti Majko, ambasador në Maqedoni, unë kam miq këtu, shumë, Iliri, Shkëlqimi, Ismeti, i dashur Sokol Peza, i dashur Shaban, profesor, i dashur Erion, do të doja t’ju falënderoj nga zemra. Kjo është Tirana dhe e Adem Jashari, Tirana e Zaim Pajazitit e Xhevë Krasniqit

Tirana ka qenë e varfër, por në na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj.

Me qindra janë dëshmorë që nëna këtu në prehrin e vetë i ka mbajtur. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha; Mos e falënderoni njëri-tjetrin nëse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet kur punët bëhen”, u shpreh Ahmeti pas marrjes së titullit “Qytetar nderi i Tiranës”.

Ahmeti theksoi se në veprimtarinë e tij politike ai u nis për bashkimin e tokave shqiptare po rrethanat dhe gjeopolitika sipas tij, bënë që gjërat të ndryshojnë.

Vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë me zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, janë shqiptarët në Maqedoni shtet formues.

E kam thënë botërisht se kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare dhe nuk kam asnjë reverëve, se ka dhe asisoj që thotë e kemi nisur për demokraci.

E kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuan në çlirim e Kosovës, por pa garanca që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni, sepse Shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme, por edhe e përpunueshme shumë më herët sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar.

I dashur Edi, sot edhe ju Skënderbeun e Tiranës po dhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Dhe ju me krenari është flamuri kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin kombëtar në kancelari, në zyrë,  në komunë, 5 mijë euro është gjoba.

Tre universitete, i dashur Edi, ia kemi marrë Mlladiqit, në Shkup i Nënë Terezës, në Tetovë dhe Kumanove. Kemi dhe shumë punë për të bërë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na ka dhënë shteti shqiptar.

Unë e njoh Tiranën e 2001, por jo të 2024. Është komplet tjetër dhe kjo nuk më gëzon vetëm mua, por çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Doja t’ju falënderoj për këtë nder, do përpiqem të jem qytetar i disiplinuar Çdo aktivitet që ju keni, unë do të jem pjesëmarrës sepse tani është dhe qyteti im”, përfundoi Ahmeti”