RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Analisti Neziri: Kurti e ka fiksim Ali Ahmetin. Ndërhyrja e tij në Maqedoninë e Veriut, e gabuar! 

25/04/2024

Analisti Neziri: Kurti e ka fiksim Ali Ahmetin. Ndërhyrja e tij në Maqedoninë e Veriut, e gabuar! 

Duke komentuar përfshirjen e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, analisti Neziri kujton se kjo nuk është hera e parë.

Fillimisht ai u përfshi në 2016 kur përkrahu lëvizjen "Besa" në zgjedhjet parlamentare. Më pas Kurti ka përkrahur partitë kundër BDI, dhe në zgjedhjet parlamentare të 2020 "Aleancën për shqiptarët".

Sipas analistit Neziri kryeministri kosovar Kurti është angazhuar gjithnjë për ndryshim në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. 

Ai tha se nuk e di pse Kurti e ka fiksim dhe kërkon të mundi zotin Ahmeti. Sipas Neizirit kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit.

Në analizën e tij ai tha se Kurti me aksionin e tij i ka bërë më shumë dëm çështjes shqiptare.

Zoti Neziri kujtoi se shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullsisë së Maqedonisë së Veriut dhe nuk janë minoritet që kërkojnë paternalizëm nga vende të tjera. Ata kanë raporte vllazërore dhe shumë të afërta me maqedonasit. Por kur bëhet fjalë për realitetin politik orientimi është drejt partive shqiptare.

Në këtë konteks Kurti ka kërkuar kalimin e qendrës së rëndesës së çështjes shqiptare nga Shkupi në Prishtinë.

Duke ju referuar ndikimeve të partive nga Tirana zyrtare apo Prishtina në partitë shqiptare në Maqedoninë e veriut, Neiziri tha se ndërhyrja e Kurtit ka qenë e paprecedente. Ai kërkon të imponojë idenë se fati i shqiptarëve në MV vendoset në Prishtinë dhe kjo nuk i bën të ndihen mirë ata.


/ rtsh.al /