RTSH 24 Live

Aktualitet

Zhdukja në lumin Buna të nënës dhe 2 fëmijëve, peshkatari që gjeti 9-vjeçaren vijon i vetëm kërkimet

05/05/2024

Zhdukja në lumin Buna të nënës dhe 2 fëmijëve, peshkatari që gjeti 9-vjeçaren vijon i vetëm kërkimet

Peshkatari i cili gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin e Bunës që u mbyt së bashku me nënën dhe 2 fëmijët e tjerë po vijon i vetëm kërkimet gjatë gjithë ditës për të gjetur trupat e tjerë.

Përveç palombarëve që kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, 39-vjeçares Alma Arrazi së bashku me fëmijët e saj.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i njërit nga fëmijët, i vajzës 9 vjeçe, teksa palombarët vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe të dy fëmijëve të tjerë të moshës 8 dhe 3 vjeç. 

 “Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve. Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, policia ka vendosur në pranga 31-vjeçarin Ergys Arrazi, i cili dyshohet se dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij, Alma Arrazi dhe fëmijët, duke u bërë shkak që ata të ndërmerrnin aktin ekstrem.

39-vjeçarja dhe 3 fëmijët rezultonin të zhdukur prej tre ditësh, teksa ka qenë vetë bashkëshorti që ka bërë kallëzim në polici më 3 maj se ata ishin larguar nga banesa. Ndërkohë, 31-vjeçari Arrazi rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Nga hetimet e kryera deri më tani, policia ka bërë të ditur se dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, që mund t’i ketë çuar ata drejt vetëvrasje.

/rtsh.al/