RTSH 24 Live

Aktualitet

Goditja ndaj shpërndarjes së narkotikëve, Balla: Në 24 orët e fundit janë kapur 20 persona

25/04/2024

Goditja ndaj shpërndarjes së narkotikëve, Balla: Në 24 orët e fundit janë kapur 20 persona

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi rastet e fundit të goditjes së policisë ndaj armëmbajtje pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Ballës, përgjatë 24 orëve të fundit janë vendosur në pranga 20 persona dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale.

Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për operacionet dhe reagimet profesionale gjatë 24 orëve të fundit, duke vendosur para ligjit 20 persona dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme”, shkruan Balla në rrjetin e tij social.

/rtsh.al/