Një traget i linjës Sarandë- Korfuz është përfshirë nga flakët në portin e qytetit të Sarandës këtë të diel (5 maj).
Bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik, teksa flakët janë shuar nga zjarrfikësit.
Fatmirësisht, në momentin e zjarrit nuk kishte njerëz bë bord. Mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.
/rtsh.al/