RTSH 24 Live

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, policia arreston një shtetas polak, ishte dënuar për vjedhje dhe trafik droge

25/04/2024

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, policia arreston një shtetas polak, ishte dënuar për vjedhje dhe trafik droge

Policia Kufitare e Hanit të Hotit bëri të ditur të enjten se ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, i cili ishte dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë, si rezultat i një interviste të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të mega-operacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

“Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.”, përfundon njoftimi i policisë.

/rtsh.al/