RTSH 24 Live

Sociale

Ndriçues LED në rrugët dytësore të Unazës së Madhe

25/04/2024

Ndriçues LED në rrugët dytësore të Unazës së Madhe

Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED.

Lajmin e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale. “Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED, të cilat ndihmojnë në cilësinë e shikueshmërisë dhe në kursimin e energjisë. Super!”, shkruan Veliaj.

Investimi është bërë i mundur nga bashkia e cila  synon që në të ardhmen të shtohen rrugët që pajisen me një ndriçim të tillë.

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.


/ rtsh.al /