RTSH 24 Live

Aktualitet

Festa e Pashkëve, fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, RTSH sjell detaje

04/05/2024

Festa e Pashkëve, fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, RTSH sjell detaje

Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve ne pikën Kufitare të Kapshticës gjatë ditës së shtunë.

Duke raportuar nga pika e kalimit kufitar gazetari RTSH, Llazi Saro tha se,  është regjistruar fluks lëvizjes në pikën kufitare të Kapshticë këtë të shtunë.

Ndryshe nga një ditë më parë, fluksi në dalje nga Shqipëria në drejtim shteti fqinjë të Greqisë  është më i lartë” theksoi ai.

Sipas tij, pala jonë është duke punuar me tre sportele në dalje dhe dy sportele në hyrje. Kjo për shkak se dhe intensiteti më i madh të lëvizjeve është në dalje.

Burime për RTSH pranë  Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe emigracionit në Korçë bëjnë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit përmes pikës së kalimit të Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë 6942 shtetas dhe përmes kësaj pike kalimi janë larguar në drejtim të vendit fqinjë 3274 shtetas.

Por paraditja e të shtunës ka sjell fluks të shtuar në dalje ndaj dhe autoritetet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë rritur numrin e sporteleve për të mos krijuar radhë të gjatë pritje për të gjitha ata shtetas që kanë zgjedhur që ta kalojnë festën e Pashkës në vendin fqinjë”.

Sipas të njëjtave burime të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit konfirmojnë për RTSH se numri i sporteleve do alternohet në bazë të intensitetit të lëvizjes së mjeteve në këtë pikë kalimi kufitar.

/rtsh.al/