RTSH 24 Live

Sociale

Kontrolle për sigurinë ushqimore, AKU merr 25 masa administrative ndaj subjekteve që shkelën ligjin

04/05/2024

Kontrolle për sigurinë ushqimore, AKU merr 25 masa administrative ndaj subjekteve që shkelën ligjin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjekte të ndryshme të Qarkut Korçë për të garantuar sigurinë ushqimore ndërsa që prej fillimit të vitit janë marrë 25 masa administrative për shkelje të ndryshme.

5 paralajmërime dhe 15 gjoba te cilat arrijnë ne vlerën 2.9 milion leke të reja këto masa kryesisht janë marrë kryesisht për mungesa etiketa, produkte të skaduara dhe janë sekuestruara rreth 4 tonë  produkte”, tha drejtori i AKU-se Korçë, Ervis Kocileri.

Koçileri shton se në përgjithësi ka një sensibilizim të subjekteve për respektimin e ligjit.

Një pjesë tjetër e subjekteve janë këshilluar për rregullimet e tyre kush ka kundërshtuar janë gjobitur”, tha drejtori i AKU-së Korçë.

Sa i takon sezonit turistik veror, Drejtori i AKU në Korçë bën me dije se janë marrë masa për mbarëvajtjen e tij.

Kemi marrë një plan masash së bashku me njësinë vendore Korçë për të garantuar konsumatorin e qarkut tonë gjithashtu edhe turistët të cilët priten të jenë në një numër të madh këtë vit në vendin tonë”, tha Koçileri.

Ndërkohë nga ana e Inspektorëve të Sektorit të Mbrojtjes së Bimëve janë ushtruar kontrolle dhe në farmacitë bujqësore dhe është vendosur një masë në vlerën 200 mijë lekë për tregtimin e pesticideve jashtë afatit.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/