Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se vendimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak do të merret në 20 ditët e ardhshme.
“ Është një vend i rëndësishëm historik. Kemi diskutime përfundimtare për shërbimin e mundshëm ushtarak dhe presim vendimin tonë në 20 ditët e ardhshme, kur të bëhet ribalancimi i buxhetit nga 1, 5, 10 tetor, gjithçka do të dihet”, tha Vuçiq.
Duke folur për njësinë e Ushtrisë Serbe të vendosur në Loznicë dhe stërvitjen ushtarake që do të mbahet sot, Vuçiq tha se është ndërtuar vetëm gjysma e njësisë speciale të këmbësorisë, por do të ketë edhe një togë të blinduar dhe disa njësi të tjera.
/rtsh.al/