RTSH 24 Live

Kosovë

Sulmi në Banjskë, Asociacioni dhe simbolet e Kosovës, Lajçak rendit kërkesat e BE-së

16 orë para

Sulmi në Banjskë, Asociacioni dhe simbolet e Kosovës, Lajçak rendit kërkesat e BE-së

Një ditë pas takimit mes dy kryenegociatorëve të Kosovës e Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak  ka bërë me dije disa nga temat që u diskutuan në tryezë.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, Lajçak ndërsa shprehu kënaqësinë për arritjen e një dakordësie mes dy vendeve sa i përket zbatimit të marrëveshjes për personat e zhdukur, bëri me dije se së shpejti do të organizohet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët.

Ndërkaq, Lajçak u shpreh se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, përgjegjësia për sulmin në Banjskë,  themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës, janë disa nga kërkesat e BE-së.

Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, kanë qenë çështjet e që i ka përmendur emisari i BE-së”, deklaroi Lajçak.

/rtsh.al/