RTSH 24 Live

Fest 63

Zefina Hasani: Noizy dhe Slimane do të këndojnë live natën e parë të Festivalit

4 orë para

Zefina Hasani: Noizy dhe Slimane do të këndojnë live natën e parë të Festivalit

Më 19 dhjetor, në ekranin e RTSH-së, starton ngjarja më e madhe muzikore e vitit, Fest 63, që do të zhvillohet nga data 19 deri më 22 dhjetor. Ky festival, i cili ka rëndësi të veçantë për muzikën shqiptare, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet shqiptare dhe diasporë, do të ofrojë një seri performancash mbresëlënëse.

Në një intervistë për emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Zefina Hasani, autorja e festivalit, zbuloi disa surpriza për publikun. Ajo theksoi se Noizy, reperi i njohur shqiptar, do të performojë si i ftuar special në natën e parë të festivalit, duke kënduar live me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar. Ky është një moment historik, pasi është hera e parë që Noizy ngjitet në skenën prestigjioze të Fest 63.

Një tjetër artist i njohur që do të jetë pjesë e festivalit është Slimane, këngëtari i famshëm francez që ka përfaqësuar Francën në Eurovizion 2024 me këngën "Mon Amour". Performanca e tij në natën e parë të Fest 63 pritet të jetë një nga momentet më të paharrueshme të këtij festivali.

Noizy është shumë i suksesshëm në atë lloj muzike që ai bën dhe sigurisht që me atë muzikë do të vij edhe në festival dhe do të këndoj live siç ka kënduar live edhe tek koncertet e tij, është një artist që e merr shumë seriozisht . Gjithashtu kemi dhe këngëtarin francez Sliman që është një tjetër pikë shumë e fortë e natës së parë. Në Eurovision Sliman ka thithur të gjithë audiencën shqiptare dhe evropiane”, u shpreh autorja e Fest 63 Zefina Hasani.

Fest 63 është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar disa nga artistët më të mirë të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e bërë këtë ngjarje të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë.

Festivali më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare do të mbahet nga data 19 deri në datën 22 dhjetor.

/rtsh.al/