Moderatorja Ornela Bregu, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se ishte e papritur për të ftesa për të qenë moderatore e Fest 63. Ajo ka treguar dhe si u kontaktua për ti dhënë këtë lajm.
“Pata një telefonatë paradite kur më thanë për të qenë moderator e Fest 63. Kjo telefonatë më gëzoi. Kisha shpresuar dhe shpresa mu realizua. Ikja ime jashtë Shqipërisë ishte me mëdyshje. Por unë e kam dashuruar dhe do të vazhdoj ta dashuroj ekranin. Rikthimi im lidhet dhe me një formë nostalgjie. Ndjehem shumë mirë që jam rikthyer.”, ka komentuar Bregu.
Ndërsa autorja e Fest 63, Zefina Hasani u shpreh se reagimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga pikëpamja e pozitivitetit dhe e mikpritjes, kur u publikua lajmi se Ornela Bregu do të jetë moderator e Fest 63.
/rtsh.al/