Emisioni ‘3D nga Alban Dudushi’ i ka kushtuar një hapësirë edhe festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, i cili fillon nesër më 19 dhjetor. Gjatë moderimit të emisionit, Dudushi ka kujtuar edhe vitin kur e ka drejtuar këtë event bashkë me moderatoren e Fest 63, Ornela Bregu.
“Ti nuk ndryshon fare. Kemi vite të tëra pa u parë dhe sërish nuk ndryshon. Ornelën e kam njohur në RTSH, pasi kemi prezantuar bashkë festivalin në RTSH në vitin 2001. Pra 23 vite më parë.”, tha Dudushi.
/rtsh.al/