RTSH 24 Live

Fest 63

Demi: Ornela Bregu ishte arsyeja që pranova të drejtoj Festivalin

3 orë para

Demi: Ornela Bregu ishte arsyeja që pranova të drejtoj Festivalin

Më 19 dhjetor, në ekranin e RTSH-së, starton Fest 63, ngjarja më e madhe muzikore e vitit, që do të zhvillohet nga data 19 deri më 22 dhjetor. Ky festival, i cili ka rëndësi të jashtëzakonshme për muzikën shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare dhe diasporë, pritet të ofrojë performanca mbresëlënëse dhe momente emocionuese.

Në një intervistë për emisionin "3D nga Alban Dudushi" në RTSh, Enkel Demi, moderatori i Festivalit të 63-të, ka folur për partneritetin e tij, Ornela Bregun, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre është i veçantë.

Zakonisht bashkohen një prezantues ose një gazetar me dikë që mund të jetë brez i ri dhe diferenca është shumë e madhe, por kur më tha që është Ornela, ky ishte argument që më la pa tekst, sepse pavarësisht se Ornela është modeste, është një vajzë fantastike” tha Enkel Demi.

Fest 63 është festivali më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare, dhe këtë vit do të sjellë një program të pasur me performanca nga artistë të njohur, duke bërë që ky të jetë një nga momentet më të rëndësishme të vitit për muzikën shqiptare.

Festivali më i rëndësishëm i muzikës së lehtë shqiptare do të mbahet nga data 19 deri në datën 22 dhjetor.

/rtsh.al/