RTSH 24 Live

Kosovë

Voton kreu i LDK, Lumir Abdixhiku: Qytetarët të votojnë për fatin e Kosovës

09/02/2025

Voton kreu i LDK, Lumir Abdixhiku: Qytetarët të votojnë për fatin e Kosovës

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është dhe kandidat për kryeministër ka hedhur votën e tij për zgjedhjen e parlamentare. Në një prononcim për mediat, pas votimit, Abdixhiku  i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime për të vendosur për fatin e tyre dhe të Kosovës. 

“Ju falenderoj për prezencën tuaj sot. Në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë masivisht për vendosjen e fatin e tyre dhe të Kosovës për katër vitet e ardhme. Veçanërisht ata që votojnë për herë të parë, për Kosovën. Është ditë feste për ne, për LDK dhe për popullin e Kosovës. Zgjedhjet janë gjithmonë festë”, tha Abdixhiku.

/rtsh.al/