Gjatë seancës së sotme, mes kaosit të krijuar nga “Rithemelimi”, shumica ka miratuar edhe dekretimin e dy ministrave të rinj, Blendi Goxhes dhe Adea Pirdenit.
Deputetët e PS-së, me 73 vota pro emëruan Blendi Gonxhen në postin e ministrit për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Po me 73 vota u miratua edhe Adea Pideni, si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin.
Elva Margariti u shkarkua me 72 vota nga posti i ministers së Kulturës, dhe po me aq vota u shkarkua edhe Ervin Mete nga Ministria e Ekonomisë, për t'u votuar më pas me 73 vota si ministër i Financave.
/rtsh.al/