RTSH 24 Live

Politikë

Vota e Diasporës, kreu i KQZ-së: Bëni kujdes me mjetet e identifikimit

3 orë para

Vota e Diasporës, kreu i KQZ-së: Bëni kujdes me mjetet e identifikimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar se si të regjistrohen dhe se çfarë duhet të kenë kujdes emigrantët që duan të votojnë nga vendi ku jetojnë, për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Sipas Celibashit, personave të cilëve numri personal në mjetet e identifikimit, u mbaron me shkronjat ‘O’ ose ‘Q’, të mos e ngatërrojnë me numrin ‘0’.

Këshilla Me Rëndësi – Kur Numri Personal ju del ‘Jo i Saktë’ ose ‘I Pavlefshëm’ Çfarë duhet të bëni? Lexoni në vijim dhe shpërndajeni për miqtë tuaj!

📌 Sigurohuni që numri personal të fillojë me shkronje të madhe dhe të mbarojë me shkrojnë të madhe dhe të ketë 10 karaktere. Numri personal hapet me gërmë kapitale – ndiqet nga 8 shifra – mbyllet me germë kapitale.

Numri personal ndodhet poshtë në të djathtë të pasaportës ose letërnjoftimit tuaj.

📌 Bëni Kujdes! Numrat personalë që perfundojnë me shkronje e madhe “O” të mos ngatërrohen me numrin zero “0”, shkruan Celibashi.

/rtsh.al/