Parandalimi i krimit zgjedhor, Bylykbashi kërkon ndihmën e Prokurorisë
Pak ditë pasi Struktura e Posaçme (SPAK) mori vendim për ngritjen e një task-force për zgjedhjet e 11 majit, demokratët kanë kërkuar të njëjtin angazhim edhe te Prokuroria e Përgjithshme.
"Ne kërkuam që Prokuroria të ketë një plan masash të qarta, të detajuara, tani, pa vonesë, në mënyrë që të kemi një veprim efikas dhe të mos mbetemi në aspektet deklarative, aq më shumë pas zgjedhjeve," deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike fthanë se në takim me kryeprokurorin Olsian Çela kërkuan angazhim për zbatimin e ligjit me qëllim parandalimin e krimit zgjedhor.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/