RTSH 24 Live

Sociale

Karnavalet Shkodrës, histori dhe e kaluar - Jehonë në prestigjiozen “The Guardian”

3 orë para

Karnavalet Shkodrës, histori dhe e kaluar - Jehonë në prestigjiozen “The Guardian”

Karnavalet e Shkodrës janë një nga traditat më të njohura dhe më të vjetra të qytetit, të mbushura me ngjyra, humor dhe satirë.

Festimi i tyre në Shkodër mendohet të ketë nisur në vitin 1861.

Regjisori Gjon Stefa  tha për RTSH se “ ky aktivitet është nisur më shumë festë nëpër familje, nëpër kushërinj, nëpër rrugica, nëpër mëhalla dhe më vonë është marr guximi për të prezantuar karnavalet në ambientet e ndryshme qytetare. Por momenti që mbetet saktësisht prezantimi i parë ishte kur dy vëllezërit Malo prezantuan para publikut shkodran ka qenë viti 1861

Rrugët e qytetit mbushen me grupe të maskuara që përfaqësojnë personazhe historike, figura politike, karaktere mitologjike ose thjesht krijime humoristike.

Karnavalet shërbejnë si një periudhë feste dhe gëzimi, ku qytetarët mund të shprehin lirshëm mendimet dhe kritikën ndaj fenomeneve të ndryshme shoqërore përmes artit dhe humorit.

“Karnavalet gjithmonë janë prezantuara të guximshme dhe asnjëherë nuk kanë mbajtur natyrën servile ose përkëdheljes të elementeve shtetëror. Asnjëherë nuk është nisur me i shah me qëllim shtetin dhe shtetarët por është nisur për të vënë në dukje të metat dhe dobësitë që ka qeveria apo shoqëria jonë.”

Jehona e karnavaleve të Shkodrës dhe karakterit të tyre mori së fundmi jehonë në prestigjiozen botërore “The Guardian”. Bashkia e Shkodrës ka akorduar një fond limit prej 8 milionë lekësh të reja për organizimin e tyre këtë vit. Ato pritet të mbahen mes datave 14 shkurt dhe 4 mars 2025.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/