Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Elbasan, ditën e sotme është zhvilluar me debate nga banorë e fshatit Muriqan dhe Kështjellë të Njësisë Administrative Gjergjan që ishin të pranishëm.
Në momentin kur këshilltari opozitës ishte duke treguar vështirësitë e banorëve të fshatit Muriqan, këshilltarët e PS-së janë ngritur nga karriget, kjo gjë ka ngritur debatet mes banorëve dhe këshilltarëve të mazhorancës.
Më pas banorët të revoltuar janë shprehur se ndjehen tepër të ofenduar nga braktisja e mbledhjes.
Një prej banorëve tha për RTSH se “Në rruga e fshatit Kështjellë nuk është prerë asnjë ferrë dhe prej 30 vitesh nuk ka ardhur askush dhe të hedh një kamion me zhavorr”.
Ndërsa një tjetër banorë tha se gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak kemi qenë të pranishëm por nuk është folur fare për zonat rurale dhe si mund të përmirësohet gjendja.
“Të gjithë si banorë kemi qenë në mbledhje por nuk dëgjuam të flitej për zonat rurale. Ndihemi të braktisur”
“Ne kemi 35 vite që paguajmë taksa për këtë shtet dhe asgjë nuk na është rikthyer mbrapsht” tha një tjetër banorë që ishte i pranishëm në mbledhje".
Kjo mbledhje e këshillit Bashkiak të Elbasanit është shoqëruar me debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës e cila u mbyll me debatet e nxehta të banorëve.
Në rendin e ditës u miratuan disa çështje të ndryshme sikurse ishte miratimi në parim për mbështetjen financiare për investime në programin social.
/rtsh.al/