RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve

7 orë para

Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj, Sali Berisha, sa i përket mosregjistrimit të atyre që nuk kanë një pasaportë shqiptare për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij në nisje të sesionit të ri parlamentar, Balla kërkoi bashkëpunimin e opozitës për të shtyrë me dhjetë ditë afatin e dorëzimit të listave me kandidatë për deputetë.

Së pari ky parlament e ka për detyrim që ta miratojë gatishmërinë e qeverisë për të mbuluar shërbimin postar për të sjellë votën e Diasporës në Shqipëri. Ndaj mos e kushtëzoni votën me asgjë. Detyrimi i dytë që ka ky parlament është që t'i japim motrave dhe vëllezërve tanë kohë që ta spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të paktën edhe me dhjetë ditë të tjera, në mënyrë që t'i lëmë kohë KQZ-së që të pranojë kandidatët, të miratojë fletën e votimit, ta nisë fletën e votimit me postë dhe t'i japim kohë që fleta e votimit të vijë në Shqipëri më 11 maj, ora 19:00.

Sipas Ballës, është shumë e rëndësishme që Diaspora të ndjekë hapat që janë dhënë nga KQZ-ja.

Mjaftojnë vetëm dy dokumente për t'u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Dokumenti i parë që duhet është një dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë biometrike edhe nëse është e skaduar, dhe këtu kemi dakordësuar së bashku dhe shumë mirë kemi bërë, sepse edhe e skaduar mund të aplikosh.

Gabimet më të shpeshta që bëjnë qytetarët tanë kur aplikojnë është që një dokument japin për adresën dhe kur plotësojnë aplikimin vendosin një adresë tjetër. Të dashur bashkatdhetar është shumë e rëndësishme që të përputhet adresa në të njëjtin dokument që keni paraqitur me adresën që vendosni për t'u regjistruar.

Sipas informacionit që nxjerr KQZ-ja, tha drejtuesi i socialistëve për diasporën, ky rezulton një prej gabimeve më të mëdha.

Duke replikuar me përfaqësuesit e opozitës, Balla shtoi se shqiptarët "nuk duhet të gënjehen nga një person që ju ka gënjyer prej 30 vitesh që ju thotë që do regjistroheni si qytetar shqiptar me dokument identifikimi të një vendi tjetër. Nuk e bënë asnjë vend këtë, nuk bëhet dot, sepse është e paligjshme. Minimalisht është duke ju gënjyer për t’ju shkuar vota dëm."

Më tej Balla sqaroj se çdo qytetar shqiptar me banim jashtë Shqipërisë, që kontratën e qirasë e ka në emër të kryefamiljarit mjafton që bashkangjitur me këtë të vendos dhe certifikatën familjare dhe kështu plotësohet dokumenti që ky qytetar jeton në këtë zonë dhe në këtë adresë.

Ju jeni kundër votës të diasporës dhe këtë ne e kemi ditur prej kaq vitesh, akuzoi Balla,  ndërsa tani doni të bllokoni dy element thelbësor.

Nëse jeni kundër dy detyrimeve të sipërpërmendura ju nuk e doni votën e diasporës.  Por duhet që këtë ta bëjmë dhe çdo gjë tjetër është alibi dhe mashtrim”.  

/rtsh.al/