RTSH 24 Live

Sociale

Dhuna në familje, shtohen rastet e dhunës së denoncuar në Kukës

28/01/2025

Dhuna në familje, shtohen rastet e dhunës së denoncuar në Kukës

Në Kukës janë shtuar rastet e denoncuara të dhunës në familje gjatë viteve të fundit, ku viktima janë kryesisht gratë dhe fëmijët.

Viti 2025 ka nisur me dy raste të reja raportimi nga viktimat e dhunës. 

"Kemi pasur vetëm dy raste gjatë muajit janar. Fundi i dhjetorit ka qenë me një fluks të madh, mbi 5–6 raste dhune të raportuara," tregon Lirie Gjana, koordinatore kundër dhunës në familje.

Ndërkohë gjatë vitit 2024 gjithsej janë regjistruar 22 denoncime të dhunës në bazë gjinore.

Znj. Gjana bën të ditur se nuk mungojnë rastet kur gratë përjetojnë ripërsëritje të episodit të dhunës.

Nga shumë institucione në Kukës po realizohen fushata ndërgjegjësuese në shkolla,  por jo vetëm, për parandalimin e këtij fenomeni dhe rëndësinë e denoncimit të dhunuesve.

/rtsh.al/