RTSH 24 Live

Sociale

“Sfida e Kodimit”- 16 shkolla nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

31/01/2025

 “Sfida e Kodimit”- 16 shkolla nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare në veri të Shqipërisë, në një konkurs mbarëkombëtar.

Finalistët pas fazës së parë, në nivel lokal, u bënë pjesë e një tjetër gare në qendrën Tumo në Tiranë.

Nxënësit e moshës 13-15 vjeç prezantuan projekte inovative të kodimit duke përdorur pajisjet robotike mikrobit.

E kam marrë inspirimin nga qyteti im i Peshkopisë. Dëshirojmë që në të ardhmen, qyteti të ngjajë me këto”.

“Me zhvillimin, pasi po vijmë drejt zhvillimit, qyteti im do të ketë ndërtesa dhe pallate shumë të larta, sikurse i kemi bërë ne”

Kemi bërë një projekt “Shkolla në syrin e mikrobitit”. Gjithashtu kemi bërë edhe kamerën në portën e shkollës për të qenë sa më të sigurtë”.

“Kemi sjellë një ilustrim të një parkingu nëntokësor, të cilin ja kemi rekomanduar bashkisë së qytetit tonë”, u shprehën fëmijët që morën pjesë në konkurs.

Janë mijëra orë punë të bërë, pasi çdo gjë është e bërë me dorë", u shpreh mësuesja.

Me mbështetjen e Ambasadës Britanike, një juri e përbërë nga ekspertë të teknologjisë, përfaqësues të arsimit dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, përzgjodhi tre më të mirët.

Vendin e parë e mori shkolla “31 Korriku” nga Mati.

Ky konkurs synoi inkurajimin e nxënësit në zhvillimin e aftësive teknologjike dhe mendimin kritik, si pjesë e angazhimit në projekte praktike që ndihmojnë komunitetet e tyre.

Gazetare: Elda Lamja

/rtsh.al/