RTSH 24 Live

Sociale

Humbja e shpresës deri në akte ekstreme - Myftiu i Shkodrës mesazh shprese për të rinjtë

6 orë para

Humbja e shpresës deri në akte ekstreme - Myftiu i Shkodrës mesazh shprese për të rinjtë

Muaji i Ramazanit, përveç agjërimit, përkushtimit ndaj Zotit, është edhe një periudhë mesazhesh të vlefshme. Imam Muhamed Sytari, Myfti i zonës Shkodër, ka zgjedhur që mesazhin e parë për këtë muaj, ta përcjell për të rinjtë, veçanërisht ata që një farë mënyre, kanë humbur shpresën dhe tentojnë akte ekstreme.

Është muaji që të rinjtë të kuptojnë që nuk është zgjidhje për të konsumuar disa tableta për ti dhënë fund jetës, e humb këtë botë, familjen tënde, shkatërron jetën. Me i dhënë fund jetës do të thotë se nuk ke besuar në Zot”, u shpreh Imam Muhadem Sytari, Myfti i Shkodrës.

Muaji i Ramazanit sjell përherë qetësi e gëzim, angazhim për të bërë mirë e vrapim drejt dyerve të solidaritetit me njeriun në nevojë. Vjen, si fllad i padukshëm, që na freskon, pas një thatësire të gjatë, që na ka përvëluar e transformuar, nënvizon në masazhin e tij myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari.

/rtsh.al/