Për shkak të temperaturave të ulëta, këto ditë ka patur një fluks të shtuar në repartin e fizioterapisë në spitalin rajonal të Kukësit.
Ndaj dhe gjatë kësaj stine janë më të shumtë edhe personat që veç trajtimeve të ndryshme kërkojnë ndihmën e fizioterapistëve.
Më së shumti janë pacientë me sëmundje reumatizmale.
Por që problemet të mos bëhen më të mëdha, specialistët këshillojnë kontrolle të paktën një herë në gjashtë muaj.
“Është shtuar fluksi në muajin janar të qytetarëve që paraqiten për kontrolle të mjeku. Kjo vjen si pasojë e motit të ftohtë. Kryesisht janë pacientët reumatologjisë që janë në numër më të madh që vijnë dhe kërkojnë ndihmë mjekësorë. Kryesisht janë spondiliartroza, katroza. Pra këto janë rastet që shtohen pak më shumë në këtë stinë. Kryesisht janë mosha të mesme ato që shfaqin këto simptoma për shkak të ndryshimit të klimës”- u shpreh fizioterapistja, Barije Kastrati.
Sa i përket seancave fizioterapike, nga fizioterapistja vërehet një ndërgjegjësim i shtuar mbi rëndësinë e tyre.
Fizoterapistja tregon për RTSH-në, se “është shtuar interesi dhe pacientët janë ndërgjegjësuar që fizioterapia ka indikacione shumë të mira sepse si gjithë shkencat e mjekësisë ajo ndihmon për përmirësimin e jetës së tyre. E mira është se fizioterapia është terapia pa ilaçe.”
Specialistët sugjerojnë kontrolle të paktën një herë në 6 muaj.
/rtsh.al/