Veç vlerësimit tradicional të nxënësve, nëpërmjet regjistrave, mësuesit prej këtij viti keto vlerësime i kanë pasqyruar edhe në sistemin elektronik, ku çdo notë, mungesë apo e dhënë tjetër mbi sjelljen e nxënësve paraqitet elektronikisht në platformën “e Albania”.
Pas shpjegimit të mësimit dhe vendosjes së notave në klasë, mësuesve u duhet që në fund të procesit mësimor t’i drejtohen kabinetit të informatikës për të hedhur elektronikisht vlerësimet e fundit.
Në këtë mënyrë, prindërit kanë mundësi të informohen në kohë reale për nota e fëmijëve të tyre.
Mësuesit janë trajnuar për mënyrën e përdorimit të këtij sistemi të ri, por patjetër që vështirësitë nuk mungojnë për të plotësuar në kohë reale vlerësimin e gjimnazistëve.
Një pjesë e gjimnazisteve nuk shprehen entuziaste për këtë sitem të ri pasi kontrolli nga ana e prindërve do të rritej dhe kërkesa e llogarisë për ta, do të jetë më e madhe por nuk mungojnë edhe nga ata të rinj që e shikojnë si pozitive këtë sistem të ri vlerësimi.
Ky ndryshim i sistemit vjen menjëherë pas kalimit të regjistrimit të nxënësve në institucione shkollore përmes “e- Albanias”. Veç notave dhe mungesave prindërve nëpërmjet këtij sitemi do tu shpërndahen edhe dëftesat e fëmijëve.
/rtsh/