RTSH 24 Live

Sociale

“Miqtë e Pasdites” - Ozempic, trendi më i ri për t’u dobësuar. Çfarë shkakton ai në organizëm?

23 orë para

“Miqtë e Pasdites” - Ozempic, trendi më i ri për t’u dobësuar. Çfarë shkakton ai në organizëm?

Ozempic është një medikament për kurimin e diabetit, por po përdoret edhe si kurë dobësimi. Përdorimi i këtij medikamenti është një trend i momentit. Por çfarë shkakton ai në organizëm?

E ftuar në emisionin ‘Miqtë e pasdites’ në RTSH 1, dietologia Anila Kalleshi tha se fatkeqësisht, trendi tregon se njerëzit kanë tendencën të marrin përfundime të mira shpejt dhe pa u lodhur.

Prirjen për ta përdorur këtë medikament, sipas dietologes, e kanë kryesisht persona që refuzojnë aktivitetin fizik, apo të ushqyerit shëndetshëm.

Po ashtu, sipas saj, ndikimi nga personazhe të njohur, është një faktor tjetër që ndikon shumë në marrjen e riskut për të përdorur medikamente të reja, sikurse ozempic.

Ozempic doli si një medikament në ndihmë të diabetikëve. Diabeti ka disa patologji të lidhura, sikurse edhe mbipeshën. Duke parë se nuk po bien nga pesha, kanë zbuluar këtë ilaç, që duket se funksionon shumë mirë. Diabetikët panë se duke humbur peshën disa parametra rregulloheshin më mirë sesa kur ishin pa e bërë këtë gjë. Pastaj trendi i njerëzve, është që të mos lodhen, mos të bëjnë aktivitet fizik, mos të ushqehen, pra, pëlqejnë gjërat më të shpejta. Unë njoh personazhe që i kanë bërë perfekt në dukje, po fytyra u është bërë pa jetë. Ariana Grande, përshëmbull nga e kolme, shumë vitale, por është transformuar jo për mirë”, tha Kalleshi.

Nga ana e saj, farmacistja Nerisa Veizaj nënvizoi se personat që duan të përdorin Ozempic, është shumë e rëndësishme që fillimisht të konsultohen me një mjek specialist.

“Ozempic nuk gjendet në Shqipëri. Nuk është i regjistruar, por gjendet në tregun e zi. Supozohet që asnjë farmaci nuk duhet ta ketë. Duhet marrë parasysh që personat që do përdorin ozempic duhet të konsultohen me një mjek specialist, endokrinolog”, theksoi Veizaj.

/rtsh.al/