Pas nisjes së rikontruksionit të plotë të shkollës 9-vjeçare "Avni Rustemi" në Kukës, gjimnazi "Havzi Nela" është përballur me një sfidë të re atë të organizimit të mësimit me dy turne. Drejtoresha e Gjimnazit "Havzi Nela", Vjollca Gashi thekson se bashkëpunimi është shumë i mirë mes drejtuesve të dy shkollave, si dhe me stafin pedagogjik.
“Në momentin që mora njoftimin nga zyra arsimore se godina e “Hanzi Nelës” do të përdoret për turnin e dytë për shkollën “Avni Rustemi” përcaktuam klasat e ciklit të lartë duke i vendosur në katin e parë dhe katin e dytë”, u shpreh Vjollca Gashi, drejtoreshë në shkollën “Havzi nela”.
Për më tepër, Gashi shton se janë marrë masat për të siguruar bazë materiale të mjaftueshme dhe të përshtatshme për mësimin në dy turne, gjithashtu ngrohje dhe kushte komode për nxënësit dhe mësuesit.
“Për sa i përket probleme të bazës materiale nuk kemi probleme dhe mësimi vazhdon normalisht”, tha Gashi.
107 milion lekë janë vënë në dispozicion të rikonstruksionit të plotë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës dhe pritet që punimet të zgjasin për një periudhë 12 mujore.
/rtsh.al/