RTSH 24 Live

Sociale

“Miqtë e Pasdites”, Rita Petro: Më vret që në Shqipëri nuk po dallohet vlera nga antivlera

19/02/2025

“Miqtë e Pasdites”, Rita Petro: Më vret që në Shqipëri nuk po dallohet vlera nga antivlera

Rita Petro, një figurë e njohur publike, në emisionin ‘Miqtë e pasdites’ në RTSH 1, ngriti shqetësimin se në shoqërinë shqiptare nuk po dallojnë më vlerat nga antivlerat.

Më vret që shoh që vlera dhe antivlera janë si në një akuarium në ujë të turbullt që nuk dallon dot asgjë. Kjo është e keqja këtu tek ne. Njerëzit nuk dinë çfarë të besojnë”, tha Petro në bisedë me moderatoren Beniada Nishani.

Një tjetër shqetësim, sipas shkrimtares, mbeten tabutë në lidhje me seksin, që vazhdon të konsiderohet "turp". Petro tha se është shumë i nevojshëm edukimi seksual i fëmijëve që në moshë të vogël.

Kur duam t’i shpjegojmë fëmijët se si ka lindur, i themi që është turp dhe se do t’a mësosh kur të rritesh. Kur flitet për organet seksuale ne e quajmë që është turp. Unë e kam trajtuar pasi në kohën tonë gjithçka quhej turp. Edukimi seksual quhej turp sepse gjithçka lidhej me seksin. Po jo pasi edukimi seksual lidhet me higjienën fillimisht. Si mund të jetë turp të mësosh fëmijët e tu se si të mbrohen. Dhe gjithë këto drama që janë duke ndodhur sidomos në ato familje që i quajnë turp këto gjera, këto janë të gabuara”, nënvizoi ajo.

/rtsh.al/