RTSH 24 Live

Sociale

“I mbyllur në qeli pa akuza, i dënuar pa gjyq”, Veliaj i bën thirrje qytetarëve: Aplikoni për kreditë e buta

19/02/2025

“I mbyllur në qeli pa akuza, i dënuar pa gjyq”, Veliaj i bën thirrje qytetarëve: Aplikoni për kreditë e buta

Veliaj në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan se janë 1200 kuota në dispozicion.

Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës  që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.

Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 31 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni! shkruan Veliaj.

Të gjithë fituesit e Fazës së Parë të Programit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, kanë afat të fundit për dorëzimin e dokumentacionit deri më 4 Mars 2025. Dokumentet dorëzohen pranë Zyrës së Shërbimeve me Një Ndalesë, Bashkia Tiranë.

/rtsh.al/