RTSH 24 Live

Kosovë

Vjosa Osmani përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB

22/04/2024

Vjosa Osmani përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara po mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku janë vendosur përballë njëri-tjetrit presidentja Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Para mbledhjes Osmani publikoi një video në adresimin e saj me Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri, duke thënë se Kosova do të paraqitet si vendi prej nga kanë dalë histori të shumta suksesi, pavarësisht plagëve që la lufta.

Ne do të sigurohemi që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë, të dëshmojmë se si Kosova është storie suksesi përkundër përballimit të dhimbjeve të shumta dhe sakrificës së jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Gjithashtu, Osmani do të flasë edhe për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

/rtsh.al/