Dita e Verës, përveçse në Elbasan, që është kryefjala e saj, shoqërohet me festime të shumta edhe në Tiranë.
Parku i madh i liqenit artificial do të kthehet më 14 mars në oazin ku do mikpritet kjo ditë.
Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi t’u bashkohen aktiviteteve që organizon bashkia e kryeqytetit për të gjitha grupmoshat. Me art, sport, muzikë e argëtime, kjo ditë, që paralajmëron ardhjen e pranverës, vjen edhe këtë vit si një ditë unike për ta shndërruar kryeqytetin në një atmosferë plot ngjyra.
Aktivitetet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit, përgjatë digës së liqenit me Panairin e Artizanëve dhe Panairin Ushqimor për të vijuar deri në orën 8:00 të mbrëmjes.
Lojëra tradicionale për fëmijë, ekspozitë me piktura, nga mëngjesi deri në mesditë. Banda e qytetit do të performojë nga ora 9:00 deri në 10:00, nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit. Më pas është parashikuar të mbahet edhe një koncert festiv.
Fëmijët do të kenë mundësinë të argëtohen me seancën e artit në natyrë. Lojërat sportive do të mbahen në orarin 10:30–12:30, ndërsa do të ketë shfaqje edhe nga kasta e aktorëve të Teatrit të Kukullave.
Policia plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve
Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve nesër (14 mars) në Ditën e Verës.
"Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Këta punonjës do të jenë të planëzuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve", thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu Policia bën të ditur se “Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve. Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.
Aktivitetet festive në Tiranë
- 🔹 09:00 – 20:00 | Panairi i Artizanëve dhe Panairi Ushqimor
- 📍 Përgjatë digës së PMLAT
- 🔹 09:00 – 14:00 | Oazi i Argëtimit
- 📍 Lojëra tradicionale për fëmijë
- 🔹 09:00 – 14:00 | Ekspozitë me Piktura
- 📍 Rruga nga bisedka e Nuses deri te godina e notarëve
- 🔹 09:00 – 14:00 | Varkat Padell dhe Kanoe
- 📍 Përballë bisedkës Kineze
- 🔹 09:30 – 10:00 | Banda e Qytetit
- 📍 Nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit
- 🔹 10:00 – 14:00 | Koncerti Festiv
- 📍 Teatri “Mirush Kabashi” – PMLAT
- 🔹 10:30 – 12:00 | Art & Craft
- 📍 Seancë arti në natyrë për fëmijët @g_art_kids
- 🔹 10:00 – 21:00 | Koncerti i Pranverës
- 📍 Hapësira përballë bisedkës Kineze
- 🕙 10:00 – 13:00: DJ Benito, program për fëmijë, Urban Band, Special Guests Sardi Strugaj
- 🕕 18:00 – 21:00: Banda muzikore Lambert Jorganxhi, Nikki Zaimi & Band, DJ
- 🔹 10:30 – 12:30 | Workshop-i i Qeramikës
- 📍 Godina e notarëve – Me mjeshtrin e qeramikës “Ari Art”
- 🔹 10:30 – 12:30 | Lojërat Sportive
- 📍 Fushat multisportive
- 🏅 Sporti i Boksit
- 🏓 Federata e Ping Pong-ut
- ⚽ Kupa e Pranverës – Sportet Volejboll, Basketboll, Futboll
- 🎉 Lojëra popullore
- ♟ Kampionati i Shahut (Klubi Tirana)
- 🔹 11:00 – 12:00 | Teatri i Kukullave
- 📍 Në krah të bisedkës së Nuses
- 🔹 11:00 – 13:00 | Taekwondo në Park
- 📍 Hapësira në krah të stolave të Vodafone
Me një program të pasur, Elbasani do të mirëpresë gjithashtu banorë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria për të festuar së bashku Ditën e Verës, festën e ngrohtësisë, traditës dhe gëzimit, si dhe të përgatitjes së ballokumes.
Aktivitetet në këtë qytet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit dhe do të zgjasin për dy ditë radhazi.
Aktivitetet festive në Elbasan
- Ora 09:00 – Media Point – Përballë Sahatit
- Ora 09:00 – Photo Point LED Ëall – Sheshi Gensher
- Ora 09:00 – Panairi i zejeve – Bulevardi
- Ora 09:00 – Panairi i ballokumes – Lulishtja "Aqif Pasha"
- Ora 10:00 – Karnavalet e shkollave – Bulevardi “Q. Stafa”
- Ora 11:00 – Koncert në shesh me Elita 5 dhe Ardit Çuni
- Ora 18:00 – Koncert elektronik – Sheshi Gensher
Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat me përhapje të madhe në të gjithë vendin.
Gazetare: Elda Hasanbelli
/rtsh.al/