RTSH 24 Live

Aktualitet

Komisionerja Kos takon kreun e SPAK, Altin Dumani

13/03/2025

Komisionerja Kos takon kreun e SPAK, Altin Dumani

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Ajo zhvilloi një takim pune edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

I pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Ky takim zhvillohet në fokus të vizitës së Komisioneren Kos, për çështjet e integrimit në BE, procesin e reformave në Shqipëri dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Pas takimit, Kos ajo ka reaguar në rrjetin social X ku dhe vlerëson angazhimin e institucioneve të drejtësisë. 

Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur. Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK”, shkruan Kos në X.

/rtsh.al/