Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg ish-kreun e Bashkisë së Hmarës, Jorgo Goro, i cili u shpall fajtor për shpërdorim detyre në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuaj 2 vite e 20 ditë burg. Po ashtu, atij i është hequr edhe edrejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Me 2 vite burg është dënuar edhe ish-juristi i Hipotekës në Vlorë, Vezir Gjikoka, i cili do të vuaj 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimin të shkurtuar. Ish-drejtori i Bashkisë Himarë, Jerasimo Basho, është dënuar me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i konvertohen në 2 vite burg.
Ndërkohë është konfiskuar edhe 10 mijë metër katrorë tokë në plazhin e Gjipesë, që do të kalonte për investime strategjike.
/rtsh.al/