RTSH 24 Live

Sociale

Virozat e stinës, fluks pacientesh të vegjël mbushin pediatrinë e Fierit

16/11/2022

Virozat e stinës, fluks pacientesh të vegjël mbushin pediatrinë e Fierit

Virozat e stinës kanë sjellë fluks të rasteve të shtuara dhe të shtrimeve në spital tek fëmijët. Këtë nëntor në dyert e pediatrisë Fier paraqiten mbi 110 raste në ditë ndërsa shtrimet në spital në 24 orë shkojnë nga 15 në 30 shtrime.

Fluksi dhe radhët krijohen edhe për shkak të ardhjes se rasteve nga rrethinat e qytetit duke sjellë radhë dhe vonesa tek vizitat.

Sipas Anila Mukaj, mjekës pediatre në spitalin pediatrisë Fier, fëmijët paraqiten kryesisht me  temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.Mjekja bën apel edhe ndaj prindërve që fillimisht të paraqiten tek mjeku i familjes për të shmangur radhët e kontaktet me fëmijët me virozë.

/rtsh/