RTSH 24 Live

Sociale

Karriera tek të rinjtë - Zhvillohet në Elbasan konferenca e tretë ndërkombëtare studentore

25/04/2024

Karriera tek të rinjtë - Zhvillohet në Elbasan konferenca e tretë ndërkombëtare studentore

Zhvillimi i karrierës për të gjithë të rinjtë dhe te rejat në Elbasan, do të jetë shumë shpejt realitet. Kjo u deklarua gjatë konferencës së tretë ndërkombëtare studentore në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Në këtë konferencë merrnin pjesë ministret Delina Ibrahimaj dhe Bora Muzhaqi, Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Skënder Topi, Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi, pedagoge e studente.

Më në detaje për konferencën, përfitimet e studenteve nga programet e Qeverisë dhe zhvillimi i karrierës së tyre, u shprehen ministret Muzhaqi dhe Ibrahimaj.

Synimi parësor i konferencave të kësaj natyre është aftësimi i të rinjve për kërkesat që ka në tregun e punës.

/RTSH/