RTSH 24 Live

Sociale

“Si rrezikuam jetët në tërmetin e 2019-tës, efektivi zjarrfikës i Shkodrës dëshmitar i shumë ngjarjeve

05/05/2024

“Si rrezikuam jetët në tërmetin e 2019-tës, efektivi zjarrfikës i Shkodrës dëshmitar i shumë ngjarjeve

Edison Suma i cili ka 19 vite që përballet me situata të vështira që shpesh i kanë kushtuar jetën. 41 vjeçari me detyrë komandant shërbimi pranë Repartit Zjarrfikës në Shkodër tregon se si ka qënë dëshmitar i shumë ngjarjeve, më e rrezikshmja ajo në kërkim të jetëve nën rrënoja në tërmetin vdekjeprurës të vitit 2019-në.

Tek pjesa e tërmetit që është jo vetëm e rrezik por edhe me keqardhje pasi është me pasoja njerëzish jo vetëm dëme materiale.  

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve që ishte me 4 maj, Edisoni shprehu një urim për të gjithë kolegët të cilët kanë një detyrë humane që shkon përtej çdo paragjykimi. "Dua të uroj të gjithë shokët dhe kolegët e mi“

Mes flakëve në situatat më të paimagjinueshme, janë anë zjarrfikësit, ata që mes çdo vështirësie bëjnë të pamundurën për të çuar deri në fund punën e tyre të palodhur.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/