RTSH 24 Live

Sociale

Adoleshentët, qasje ndaj psikologëve, prej kohësh në shkolla ofrohet shërbim psiko-social

05/05/2024

Adoleshentët, qasje ndaj psikologëve, prej kohësh në shkolla ofrohet shërbim psiko-social

Përherë e më shumë adoleshentët po u drejtohen psikologëve dhe punonjësve sociale. Tashmë në të gjitha shkollat e vendit ofrohet shërbim psiko-social dhe kjo i bën ata më të hapur drejt psikologëve në momentin që hasen me vështirësi të ndryshme psiko-emocionale. 

Sipas psikologes Anjeza Dervishi në Gjirokastër problemet më të shpeshtë që adoleshentët hasen janë të tipologjive të ndryshme si çrregullimet e ankthit, fobitë, ataku i panikut etj. 

“Veçanërisht vitet e fundit edhe në Gjirokastër duket se është rritur numri i nxënësve më çrregulime të ankthit. Kjo për faktorë të ndryshme që janë socio-kulturorë, sidomos fëmijët me lidhje të dobëta familjarë”.

Faktorët që ndikojnë për keq tek gjendja psiko-emocionale e adoleshentëve jane të shumtë dhe të ndryshëm dhe mund të lidhen me problematikat e moshës por edhe me problemet në familje.

Gazetare: Boralda Pellumbi

/rtsh.al/