RTSH 24 Live

Sociale

Programi i strehimit në Korçë, 19 familje përfitojnë nga bashkia grantin e menjëhershëm

25/04/2024

Programi i strehimit në Korçë, 19 familje përfitojnë nga bashkia grantin e menjëhershëm

19 familje në bashkinë e Korçës do të përfitojnë grantin e menjëhershëm nga shteti duke lehtësuar kështu blerjen e banesave me kosto të ulët. Gjatë vitit të kaluar për të përfituar nga ky grant janë kryer 24 aplikime, nga të cilat 19 janë shpallur fituese duke përfituar si grant të menjëhershëm 10% të kostos së apartamentit dhe në disa raste 20% të kësaj kostoje. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku janë sqaruar edhe kategoritë përfituese të këtij granti:

Granti i menjëhershëm është një instrument financiar i cili lehtëson blerjen e banesave me kosto të ulët për disa familje. Ata që kanë në gjirin e tyre familjar një person me aftësi të kufizuar, një individ me statusin e jetimit që në momentin e aplikimit nuk ka mbushur moshën 30 vjeç, kryetar i vetëm kur ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç, familjarët të rënë në detyrë, familje të komunitet romë dhe egjiptian”, tha nënkryetare e Këshillit Bashkiak Korçë, Edlira Mitre

Po në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Korçës janë miratuar edhe 2 familje që përfitojnë subvencionimin e qirasë, si dhe 4 familje që përfitojnë nga subvencionimi i interesave të kredisë.

/RTSH/