RTSH 24 Live

Sociale

Depistimi i shikimit në shkolla, 1755 kontrolle u realizuan në Kukës që nga shtatori

25/04/2024

Depistimi i shikimit në shkolla, 1755 kontrolle u realizuan në Kukës që nga shtatori

Gjatë këtij viti shkollor nga bluzat e bardha të Qendrave Shëndetësore  janë realizuar 1755 kontrolle të shikimit tek nxënësit në të gjitha shkollat e bashkisë Kukës

Ecuria për këtë periudhe shtator deri në muajt që jemi deri tani jemi në masën e 85% e depistimit të këtyre klasave në rrethin e Kukësit dhe deri në fund të vitit shkollor do të arrij në masën 100% të depistimit që do të thotë të kapjes së hershme të problemit te shikimit”, tha Nevion Halili Shef i Shërbimit Parësor.

Qëllimi i kësaj fushate mbetet identifikimi i problemeve me shikimin tek grupmoshat e hershme e më pas referimi tek okulisti. Nga ky depistim i realizuar në shkollat 9 vjeçare  Nevion Halili Shef i Shërbimit Parësor thotë se nuk kanë munguar rastet e referuara tek specialisti.

“Përqindja që janë referuar tek mjeku okulist për një vizitë më të specializuar është në masën 6% që janë referuar tek mjeku okulist për probleme të shikimit”, tha Nevion Halili.

Ky program ka fokus parandalimin dhe edukimin duke ofruar shërbime të reja socio-shëndetësore në strukturat e arsimit.

/RTSH/