RTSH 24 Live

Sociale

Testi i HPV-së, në Delvinë u testuan brenda 3 muajve 105 gra

25/04/2024

Testi i HPV-së, në Delvinë u testuan brenda 3 muajve 105 gra

Një nga programet kombëtare që po zbaton Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri është edhe ai i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës përmes testit të HPV-së. Vetëm gjatë periudhës janar mars 2024 në Delvinë i janë nënshtruar këtij testi 105 gra të moshës  40-49 vjeç, 7 prej të cilave kanë rezultuar me problematika. Klementina Meço kryeinfermierja e qendrës shëndetësore Delvinë thotë së kjo është arritur falë një pune të madhe ndërgjegjësuese duke biseduar derë më derë me gratë e kësaj moshe.

Në të katërta qendrat shëndetësore si një VKSH, janë kryer rreth 105 teste për HPV dhe ky është një rezultat i kënaqshëm pasi janë dhe zona të thella dhe gratë janë ndërgjegjësuar”, tha Kryeinfermierja e Qendrës Shëndetësore Delvinë, Klementina Meço

Nuk kanë munguar rastet as kur janë shënuar humbje jete nga kanceri i mitrës ndaj dhe apeli që vjen nga Meço është për kontrolle të vazhdueshme.

Kemi pasur dhe raste për të cilat nuk jemi të kënaqura, prandaj i bëj thirrje nënave të moshave të reja të paraqiten pranë konsultorit të gruas dhe të bëjnë këtë test”, tha Klementina Meço.

Që prej fillimit të aplikimit të vaksinës ndaj HPV në Delvinë janë kryer 50 doza.

/RTSH/