RTSH 24 Live

Aktualitet

Vengu: Partneritet afatgjatë me kompanitë franceze në industrinë e mbrojtjes

5 orë para

Vengu: Partneritet afatgjatë me kompanitë franceze në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka pritur sot një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes të Francës, kryesuar nga drejtori i DGA për Evropën Qendrore, Lindore dhe Amerikën Latine, gjeneral brigade Emeric Wininger.

Ministri Vengu në rrjetet sociale ka ndarë foto nga takimi duke shtuar se u diskutua mbi mundësitë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vendin tonë, si dhe u shpreh interesi për partneritet afatgjatë me kompanitë franceze, që do t’i shërbente rritjes së aftësive dhe modernizimit të Forcave të Armatosura dhe sigurisë në rajon.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar, është një faktor i rëndësishëm për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ në sektorin e mbrojtjes”-përfundon ministri.

/rtsh.al/