RTSH 24 Live

Aktualitet

Liqen në mes të maleve - Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

03/02/2025

Liqen në mes të maleve - Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës është i mahnitshëm në çdo stinë.

Monumenti i natyrës në tre muajt e dimrit është totalisht i ngrirë. Ai dhuron pamje spektakolare dhe ofron mundësi për të ushtruar sporte dimërore.

Por për të mbërritur deri aty është e vështirë, shkak infrastruktura. 

Nëse në muajt e ngrohtë mund të notosh në të, në dimër mund të ecësh mbi të.

Udhërrëfyesi Alban Xhaferi, tregon për RTSH se “në tre muaj të sezonit dimëror është komplet i ngrirë. Lëvizshmëria është më e radhë për shkak të kushteve dhe infrastrukturës sepse bëhet e dendur me dëborë. Thellësia maksimale është 16 metër dhe si sipërfaqe është rreth 7 hektarë.” 

Vizitorët në këto anë janë të paktë në dimër për disa arsye, si mungesa e promovimit, rruga e vështirë në disa segmente dhe mungesa e strukturave akomoduese.

Udhërrëfyesi Alban Xhaferri thotë se liqeni mund të kthehet në pistë patinazhi nëse do të kishte shumë pak investim.

Duhet më shumë masa nga administrata de pushteti lokal dhe në çdo stinë kjo zonë mund të bëhet e aksesueshme për turistët.

Interesi i turistëve për të vizituar Liqenin e Kallabakut dhe të gjithë zonën duket se është më i lartë në stinën e verës.

Kryesisht turistët vijnë më shumë gjatë verës për shkak se bëhet dhe hajking duke kaluar nga “Shtegu i Ngjyrave” dhe vazhdojmë të bëjmë kajak në këtë liqen ku ndodhemi tashmë."

Autoritetet kanë menduar të shfrytëzojnë këtë bukuri natyrore duke ndërhyrë në Pjesën e mbetur të parregulluar të rrugës, nga Novosej deri te liqeni i Kallabakut pritet të asfaltohet, duke krijuar më shumë mundësi për këtë zonë turistike.

/rtsh.al/